• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Skandal në Spanjë, arrestohen 4 lojtarë të Real Madrid për publikimin e një videoje seksuale të një minoreneje

14/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Spanjë teksa katër futbollistë të Real Madrid, 3 të ekipit të të rinjve dhe një i Kastijas, janë arrestuar me akuzën e shpërndarjes së një videoje seksuale me në minorene.

real madrid

Policia e Gran Kanaria i ka arrestuar për denoncimin e ngjarjes më 6 shtator, pasi ka ndodhur pikërisht në ishull në muajin qershor dhe janë denoncuar nga e ëma e minorenes, e cila është 16-vjeçare. Ajo kishte shkuar në polici për ngjarjen duke insistuar se një nga personat kishte filmuar gjithçka me celular dhe pastaj kishte përhapur videon në rrjet.

Klubi i Real Madrid konfirmoi se tre futbollistë të Real Madrid C dhe një i Kastija, që është ekipi i dytë i madrilenëve, ishin ndalur nga policia. “Kur klubi do të ketë informacione më të detajuara të ngjarjeve, do të marrë masat e përshtatshme” shkruhej në komunikatën e Real Madrid për ngjarjen në fjalë.

Sipas mediave Spanjolle, futbollistët kishin kryer marrëdhënie seksuale me këtë të mitur në mënyrë konsensuale në ambientet e një lokali nate, por ajo nuk kishte dashur që të filmohej. Lojtarët i kishin thënë se e kishin fshirë videon, por në fakt ajo ka qarkulluar në WhatsApp të pjesëtarëve të tjerë të skuadrës e më pas jashtë saj, duke përfunduar deri te një shok i minorenes. Nga këtu kishte lindur edhe denoncimi për futbollistët.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Vazhdon shtatori i “magjishëm”, Kombëtarja e futsallës përmbys gjithçka ndaj Zvicrës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.