Tifozët rumunë që udhëtuan nga Rumania në Prishtinë për ndeshjen me Kosovën shkaktuan një skandal të madh për të cilin u larguan edhe nga stadiumi.
Sipas raportimit të gazetës rumune “GSP”, tifozët rumunë në një moment brohoritën “Kosova është Serbi” dhe në atë moment policia intervenoi për t’i larguar nga stadiumi, transmeton lajmi.net.
Gjatë largimit të tyre nga stadiumi, tifozët rumunë u grushtuan edhe nga disa pjesëtarë të sigurimit.
Ndryshe, Kosova dhe Rumania barazuan pa gola 0:0, në takimin e vlefshëm për Grupin I të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2024.
Lajmi.net ka siguruar pamje të përleshjes të cilat mund t’i shikoni në videon e mëposhtme./Lajmi.net/