Friday, 8. May 2026
Sport

Skandale e përleshje te Real Madridi, para sfidës El Clasico

GS 08/05/2026 1 Min. Lesezeit

Pak ditë para El Clasicos, ndeshjes më të madhe në planet, kundër rivalit më të urryer, që të dielën mund të shpallet kampion i SPanjës, Real Madridi po përballet me Barcelonën, me probleme të brendshme si asnjëherë më parë.

Në javën e fundit shpërtheu gjithçka nga klubi madrilen, të cilat zbuluan probleme, skandale, rrahje e ofendime ndërmjet lojtarëve dhe në drejtim të trajnerit, e udhëheqësisë së klubit.

Situata te Real Madrid mbetet shumë e tensionuar. Pas çështjes “Mbappe” dhe incidentit mes Rydiger dhe Carreras, sherri Valverde-Tchouameni e ka përkeqësuar atmosferën.

Kulmoi ndërsa të premten me përleshjen fizike të Fernando Valverdes me Aurelien Tchouamenin, i cili e bëri për spital kapitenin, Valverde.

Klubi doli me një njoftim se do të marrë masa të ashpra ndaj të gjithë të përfshirëve, derisa paqja duket larg për “Los Blancos”.

Të gjitha këto ndodhin para sfidës me Barcelonën, ku rivalët e përjetshëm mund të fitojnë matematikisht titullin kampion në La Liga.

 

 

Teilen: