Legjenda e Juventusit, Alesandro Del Piero ka dhënë një intervistë të gjatë për “Corriere della Sera” ku është ndalur tek çështja e basteve. Ai është shprehur se është një temë komplekse dhe që vetë sdo bënte asgjë për ti shkatërruar ëndrrën e tij, që është futbolli.
“Është një temë e madhe dhe komplekse, për mua këto janë gjëra të vështira për t’u kuptuar. Duhet të mjaftojë sporti, për mua ishte vetëm fusha. Kishte rregulla të sakta, që kishte të bënte me drogën dhe lojërat e fatit. Nuk do të bëja kurrë diçka në botë që mund të më shkatërronte ëndrrën time. As më parë, kur isha i ri, as më vonë, kur isha i suksesshëm”, deklaroi ai.
PANORAMASPORT.AL