• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Skandali i basteve në Itali, spiuni është daja i ish-interistit që fitoi tripletën

19/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

“Informacionet i kam marrë nga daja i ish-futbollistit të Interit, pjesë e Tripletës në vitin 2010”, deklaroi Fabricio Korona në lidhje me çështjen e basteve që ka tronditur futbollin italian. “Unë fola me Fabricion dhe i thashë vetëm fakte të vërteta që mund të verifikohen.

combo esposito corona-k04B-U34401542025529r1G-656x492@Corriere-Web-Sezioni

E bëra për të ndihmuar nipin tim, Antonio Espositon, i cili është në dijeni të basteve të paligjshme të futbollistëve. Nipi im luante për Interin, por më pas ai theu të dy ligamentet dhe filloi të punonte si menaxher. Ai fitoi Champions pa luajtur kurrë dhe Murinjo e adhuronte”. Ndërkohë, kështu deklaroi Mauricio Petra, daja i futbollistit 33-vjeçar, i cili vazhdon të luajë futboll në nivele të ulëta në Itali. Zoti Petra, është një personazh me precedentë të vegjël të lidhur me drogën.

PO ESPOZITO? – I menjëherëshm ka qenë reagimi i Antonio Espozitos, i cili ka mohuar gjithçka në lidhje me zërat e dalë në ditët e fundit. “Jam i dërrmuar, kjo që po ndodh është tronditëse. Nuk kam asgjë me të, njerëzit përmendin emra rastësisht në këtë aferë bastesh. E njoha zërin e dajës tim, por nuk e di pse po e bën këtë. Duhet pyetur. Dhe sidoqoftë, unë nuk jam nën hetim”, tha ai për agjencinë e lajmeve “ANSA”.

PROFILI – Antonio Espozito, aktualisht 33 vjeç është lojtar i Finale Ligure, i cili në vitin 2010 ishte pjesë e ekipit fitues të trefishtë të Interit si një lojtar i ri premtues. Ai u rrit në La Speczia me Nikolo Zaniolon, me të cilin ka qenë gjithmonë mik e për disa kohë ishte edhe njëriu që i kryente porosi përditshmeëri. I njëjti Zaniolo që është sot një nga lojtarët në qendër të hetimit të basteve bashkë me Tonalin dhe Faxholin.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Partizani triumfon ndaj Tiranës, dy gola në dy minuta i japin një fund dramatik derbit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.