• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, September 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Skandali i basteve, Nikolo Faxholi “tërheq” pas vetes edhe Alvaro Moratën

15/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Luante dhe kërkonte para vazhdimisht mes një stërvitjeje dhe tjetrës. Gjithmonë me shuma shumë të larta në lojë.b961ad27-e0b5-41e5-a2c3-001769777362Po flasim për Nikolo Faxholin, aktualisht pjesë e Fiorentinës dhe që është kthyer sërish në qendër të vëmendjes ditët e fundit për bastet e paligjshme që ka vendosur gjatë viteve të kaluara. Te “La Stampa”, përmendet edhe emri i Alvaro Moratës, i cili shfaqet në një bisedë më 12 shtator 2019. Në mesazhet drejtuar një mjeku të Kombëtares, mesfushori përmend sulmuesin spanjoll: “Kam një investim të sigurt për të bërë (nëpërmjet Moratës, vëllait tim të madh). Brenda dy-tre muajve fitojmë shumë para”. Emri i sulmuesit, aktualisht pjesë e Gallatasarajit, shfaqet sërish në një bisedë me ish-shokun e skuadrës Xhanmarko Zanandrea që daton tre vite më parë: “Këtu blejmë orë ‘Rolex’ nga kjo qendër në Milano që Alvaro ma bën çmimin shumë më të ulët – lexohet në një shkëmbim mesazhesh të zbuluar gjithashtu nga gazeta piemonteze.

Dhe sapo i dërgojmë paratë, ajo aktivizohet për ta rishitur dhe fitojmë para. E bëj këtë prej gjashtë muajsh me të. Por të lutem mos e thuaj, sepse Alvaro, nëse merr vesh që po e bëj apo që po ia tregoj të tjerëve, do të mërzitet keq dhe s’do të më lejojë më ta marr”. Argjendaria në fjalë është gjithmonë Elysium në Milano, pra dyqani që bastvënësit e dyshuar e kishin përdorur për të pastruar paratë e përfituara nga bastet e paligjshme. Së fundmi, është e rëndësishme të kuptohet figura e Moratës, një mik i njohur i Faxholit. 32-vjeçari, sipas “La Gazzetta dello Sport”, nuk figuron mes financuesve të Faxholit, por përmendet si ndërmjetës i orëve të dorës. Pa harruar që gjithçka e thënë nga Faxholi nëpër biseda e telefonata mbetet ende për t’u verifikuar.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Hamilton: Nuk e kisha imagjinuar

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.