Wednesday, 18. March 2026
Sport

Skandali i Batatinës, ia përmend fatkeqësinë në familje gjyqtarit Fatlum Berisha

GS 18/03/2026 1 Min. Lesezeit

Gjyqtari anësor i futbollit kosovar, Fatlum Berisha i ka publikuar mesazhet që ka marrë nga trajneri i Llapit, Tahir Batatina.

Në mesazhin e dërguar nga Batatina shkruhet edhe “ty t’ka shiku Zoti njëherë”, teksa aludon në dëmtim për një pozicion jashtë loje.

I prekur nga ky mesazh, Berisha ka reaguar, duke thënë se Batatina po i përdor edhe tragjedinë e tij familjare.

Më poshtë keni mesazhet e publikuara nga Berisha dhe reagimin e tij:

“Mua është e vërtetë që më ka sprovuar Zoti, por ty që përdor tragjedi familjare, kurrë hallall Zoti mos ta bëftë.
FFK, ky është momenti i fundit që duhet të merreni me këta persona. Gjithashtu, organet kompetente duhet të merren urgjentisht me sojin e tillë, kur për interesa të tyre sulmohemi në nivelin më të ulët nga aktorë të cilët pretendojnë se janë njerëz me integritet dhe se punojnë për të mirën e futbollit.
MARRE të QOFTË”, shkruan Berisha.

Screenshot

Teilen: