Ka një proces të hapur në Spanjë, me akuzën për kontrabandë të orave Rolex dhe Patek Philippe. Si funksionon sistemi në Andorra dhe shifrat në lojë.
Një gjykatës nga Andorra ka shkruar në regjistrin e të hetuarve emrat e 7 futbollistëve, mes të cilëve Daniel Carvajal dhe David Silva. Ata akuzohen për kontrabandë të orave të luksit. Hetimi lidhet me operacione të kryera nëpërmjet një kompanie të Principatës së Andorrës, e dyshuar se nuk ka deklaruar faturat.
Përveç mbrojtësit të Real Madrid dhe ish-mesfushorit të Manchester City, figurojnë nën hetim edhe Santi Cazorla (Oviedo), Giovani Lo Celso (Betis), Thomas Partey (Villareal), Cesar Azpilicueta (Sevilla) dhe Joan Bernat (Eibar).
Autoritetet spanjolle janë përfshirë për të marrë në pyetje lojtarët në statusin e “të hetuarve” për blerje, dorëzim dhe transport orësh, sipas një burimi të cituar nga mediet iberike.
Lojtarët dyshohet se kanë blerë modele orash të shtrenjta, veçanërisht Rolex dhe Patek Philippe, nëpërmjet një rrjeti që ka dashur të shmangë pagesën e tatimit.
I hetuari kryesor në këtë çështje është një sipërmarrës, Diego G.C., i cili në 2025-ën është akuzuar për kontrabandë dhe riciklim parash. Mekanizmi, që nga gjyqtari përcaktohet “klasik”, ka të bëjë me transferimin e orave mes Spanjës dhe Andorrës, duke ndarë fizikisht produktin dhe dokumentacionin për të evituar deklarimet në doganë. Në disa raste orat dërgoheshin pa faturë.
Shifrat janë shumë të larta. Partey ka shpenzuar më shumë se 400 mijë euro për 3 ora, Bernat rreth 367 mijë euro dhe Silva gati 300 mijë euro. Carvajal rezulton se ka blerë një Rolex Daytona për 64.800 euro në 2021-shin. Hetmi mbetet i hapur dhe synon të qartësojë rolin e futbollistëve në rrjetin e dyshuar të kontrabandës. Për momentin ata kosniderohen figura sekondare në raport me organizatorët e sistemit.