Friday, 10. April 2026
Futboll

Skandali i përgjimeve në Itali, mes “viktimave” VIP edhe Vieri. Ja si funksiononte rrjeti i paligjshëm

GS 10/04/2026 2 Min. Lesezeit

Edhe Christian Vieri figuron mes emrave të rinj të personave “të përgjuar” përmes aksesimeve të dyshuara abuzive në databazat shtetërore nga grupi “Equalize”. Kjo del nga aktet e hetimit në Milano, ku faza e dytë u mbyll të enjten.

Emri i ish-sulmuesit të kombëtares italiane shfaqet si person i dëmtuar nga një seri aksesesh në databazën SDI të Ministrisë së Brendshme gjatë vitit 2024, që dyshohet se janë kryer nga Roberto Bonacina, ish-inspektor policie në aeroportin e “Orio al Serio” (Bergamo), i cili sipas hetimeve ka vepruar kundrejt “shpërblimit ekonomik” dhe me porosi të personave të lidhur me “Equalize”, përfshirë Luca Cavicchi.

Në qendër të çështjes është “Equalize”, një shoqëri e themeluar më 2018 pranë “Duomo” së Milanos, që nën petkun e analizës së rreziqeve dhe inteligjencës së biznesit dyshohet se fshihte një rrjet të paligjshëm dosjesh.

E drejtuar nga Enrico Pazzali dhe Carmine Gallo, ajo kompani përdorte platformën “Beyond” për të mbledhur të dhëna, por sipas Prokurorisë së Milanos, aktiviteti real përfshinte grumbullimin e paligjshëm të informacionit nga databazat e Ministrisë së Brendshme dhe forcave të rendit, duke krijuar dosje mbi politikanë, menaxherë dhe VIP-a.

 

 

Teilen: