Sezonin e kaluar, In teri fitoi katër nga pesë derbi në tre turne të ndryshme: kampionat, Superkupë e Italisë dhe Ligë e Kampionëve. Raundi i parë i Serie A u fitua prej kuqezinjve në shtator 2022, e më pas një poker dramatik me një total 7-0. Do të thotë se Inzagi ka shansin për të përfunduar një vit kalendarik pa pësuar gol dhe humbje nga Pioli.
NJË MILAN TJETËR – Ndjenja është se në derbet e sezonit të kaluar, Inter filloi të fitonte që në tunelin e dhomës së zhveshjes, kur Xheko shihte me përçmim Brahim Diazian dhe Dumfris krahasonte muskujt e tij me ata të Salmakersit. Edhe përpara se të konkurronte në nivel taktik dhe teknik, Milani vuante nga madhësia superiore e Interit dhe struktura më e fortë atletike. Merkato duket se e ka shëruar edhe këtë. Le të marrim gjysmëfinalen e parë të Champions-it (10 maj 2023, Milan-Inter 0- 2) që Interi e zgjidhi në 11 minuta me Xhekon dhe Mkhitarianin, duke treguar një epërsi të qartë. Njëmbëdhjetëshi i Piolit peshonte gjithsej 846 kg. Ajo e shpallur nesër: 882 kg.
Prurjet e reja i kanë shtuar fuqisë së Djallit rreth dyzet kg dhe gjysmë metri lartësi. Milani startues i gjysmëfinales së parë ishte 20.11 metra, ndërsa sot do të jetë 20.51. Interi është tkurrur mes shtyllave: Zomer është 7 cm më i shkurtër e 14 kg më i lehtë se Onana. Sot, në tunelin e “San Siro”-s, Milani do të jetë më i rëndë dhe më i gjatë se Interi: ky ishte përpjekur të plotësojnë si fizikisht ashtu edhe taktikisht, me pozicione në mes të fushës. Vjet nuk kishte një Pulisiç kaq agresiv në të djathtë.
Amerikani do të tërheqë vëmendjen dhe do të lirojë Leaon në të majtë, i cili vendosi me dy goditje derbin e vetëm të fituar nga “djalli” në sezonin 2022-23. Një mesfushë ÇikKruniç-Reijnders do të ketë më pak gjasa të nënshtrohet nga dallgët zikaltër siç ndodhi në Riad, kur “diga” ishte Mesias, Benaser dhe Diaz. Gjithçka që mësoi Inzagi për të fituar derbit e mëparshëm do të jetë pak e dobishme sot, sepse në fushë do të jetë një Milan krejtësisht ndryshe.
KA MË SHUMË INTER- Interi, zëvendës-kampion i Europës, kishte shumë më pak nevojë për të ndryshuar. Mes titullarëve ka përfshirë vetëm Zomer dhe Turam, por për atë që ka grumbulluar në pankinë, Inzaghi ka edhe një skuadër më të fortë se më parë. Ai humbi Xhekon dhe Lukakun, por gjeti një Turam në rritje, i cili di të sulmojë thellësinë si Romelu dhe të ndihmojë shokët e tij si Edini. Për mbrojtjen e sajuar të kuqezinjve (pa Tomori dhe Kalulu) nuk do të jetë e lehtë të lexojë dy versionet e francezit dhe të zbusë përplasjen me Lautaron.
Mesfusha 3 e Piolit, sipas kushtetutës, është e prirur të vuajë anësorët e Inzagit. Nëse një ndryshim i lojës shkakton vrapimin e Dumfrisit dhe Dimarkos, të dy në formë të shkëlqyer, Milani do të duhet të jetë i zoti në rrëshqitjen prapa për të shmangur vuajtjet. Falë merkatos (Kuadrado dhe Karlos Augusto) Inzagi do të jetë në gjendje të ushqejë sulmin në krah për 90 minuta me një cilësi që nuk e kishte më parë. Merkato ka forcuar dhe pasuruar si Milanin ashtu edhe Interin me gjëra të reja. Ata që do të fitojmë janë tifozët që i pret një derbi si kurrë më parë.
REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL