Biseda në fushën e stadiumit të Venecias midis Serxho Konseisaos dhe Zlatan Ibrahimoviç çoi në më shumë tema sesa pritej. Edhe pse fjalë si “vlerësim” dhe “respekt” erdhën nga Monkada para ndeshjes, fati i trajnerit të kuqezinjve duket tashmë i vulosur.
Fokusi i klubit dhe ekipit aktualisht është në finalen e Kupës së Italisë, por ndeshjet e prillit kanë dhënë sigurinë e parë: formacioni i ri i projektuar nga tekniku portugezi për Milanin e tij po funksionon dhe shifrat e konfirmojnë këtë.
BENEFITE – Pavarësisht performancave pak a shumë bindëse, skema e re taktike duket se ka zgjidhur problemin kryesor të “Djallit” në këtë sezon të pafat, përkatësisht ekuilibrin në fushë dhe qëndrueshmërinë mbrojtëse. Në katër ndeshjet e luajtura me modulin 3-4-3, kuqezinjtë arritën të mbyllnin tri ndeshje, duke mbajtur portën e paprekur dhe për më tepër, duke i fituar të tria.
Përjashtim bën vetëm humbja ndaj Atalantës. Më vendosjen e re, Milani duket se ka arritur të shmangë golat e kundërshtarëve, që shpesh i bënin nëntëdhjetë minutat të vështira për djemtë e Konseisaos. Një pikë kthese përfundimtare? Është e vështirë të thuhet që tani, por rruga për kilometrat e fundit së bashku, midis stafit teknik dhe lojtarëve, duket e vendosur.
PENGJE – Ata që përfitojnë më shumë janë lojtarët që gjatë pjesës tjetër të sezonit ishin fajtorë për pasaktësi të përzier me pakujdesi. Kjo tezë na bën të mendojmë për Teo Hernandez, i cili ka gjetur nivelin e tij e në të njëjtën kohë me mundësinë për të bërë më shumë gabime, duke pasur shpinën e mbuluar nga një shok skuadre.
Benefite nga 3- 4-3-shi edhe për Fofananë, vendimtar në Venecia me një asist dhe një bllokim të mirë, pavarësisht se po në të njëjtën sfidë bëri disa gabime në fazën e mbajtjes së topit, të anuluara nga ndërhyrja e të tjerëve. Nëse edhe Pulisiç, siguria teknike në menaxhimet e ndryshme teknike në dy vitet e fundit, ka arritur të gjejë hapësirat e duhura për të dhënë kontributin e tij më të mirë, keqardhjet për një sezon zhgënjyes vetëm sa mund të rriten.
PANORAMASPORT.AL