Atmosfera në kryeqytetin spanjoll u tensionua ndjeshëm mbrëmjen e sotme, pak orë para ndeshjes së Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Olympique de Marseille.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale treguan përplasje të dhunshme mes tifozëve francezë dhe forcave të rendit në rrugët pranë stadiumit “Santiago Bernabeu”. Policia u detyrua të ndërhynte me përdorimin e shkopinjve për të shpërndarë turmat, duke sjellë skena të shëmtuara që errësuan atmosferën e një dueli të madh evropian.
Raportohet se janë kryer disa arrestime, megjithatë autoritetet spanjolle nuk kanë dhënë ende një shifër zyrtare të të ndaluarve.
Incidentet kanë hedhur një hije mbi përgatitjet për ndeshjen e profilit të lartë midis dy klubeve historike, teksa UEFA dhe zyrtarët lokalë po monitorojnë nga afër situatën për të shmangur përshkallëzime të tjera dhe për të garantuar zhvillimin e takimit në kushte sigurie.
🚨 WILD SCENES! 🤯
There’s a brawl going on between the Spanish Metropolitan Police and Olympique Marseille Ultras! 😬
🎥 @lejournaldureal pic.twitter.com/IyMoJ4mn6O
— Polymarket FC (@PolymarketFC) September 16, 2025