Ndeshja e së shtunës në Ligue 1 midis Reims dhe Lille u ndërpre për rreth 35 minuta pasi mesfushori i miqve, Angel Gomes u dërgua me urgjencë në spital pasi pësoi një goditje në kokë.
Ish-lojtari i Manchester United ra në tokë pa ndjenja i shtrirë në shpinë pas një përplasjeje në minutën e 11-të me mesfushorin e Reims, Amadou Kone, i cili u përjashtua si pasojë e incidentit.
Pas trajtimit të gjatë, ish-lojtari i kombëtares U-21 të Anglisë u nxorr me barelë nga fusha, i duartrokitur nga tifozët e Stade Auguste-Delaune.
“Mund të konfirmojmë se Angel Gomes ka rifituar vetëdijen dhe është transferuar në spital”, ka shkruar Lille në profili e klubit në X. “Të gjitha mendimet tona kthehen tek ai.”