• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Skenar i frikshëm për Manchester City-n

19/09/2024
in Futboll Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Mançester Siti rrezikon të përjashtohet nga të gjitha kompeticionet kombëtare dhe ndërkombëtare nëse vërtetohen akuzat për shkelje të Fair-Playt financiar. Gjyqi që ka nisur më 16 shtator pritet të zgjasë dy muaj, ndërsa vendimi do të jepet në fillim të vitit 2025.

Pak ditë pas nisjes së procesit gjyqësor mes Manchester City dhe Premier League, mediat britanike kanë zbuluar edhe skenarë të frikshëm që mund të godasin jo pak ekipin e drejtuar nga Pep Guardiola. Sipas tyre, nëse Qytetarët do të gjenden fajtorë, do të rrezikonin jo vetëm rënien nga kategoria, por mund të përjashtohen edhe nga kompeticionet e tjera kombëtare dhe ndërkombëtare si Champions, Botërori i Klubeve, FA Cup apo Carabao Cup.

Gjyqi do të zgjasë dy muaj e gjysëm dhe në fillim të vitit 2025 do të jepet edhe vendimi. Klubet britanike dhe jo vetëm, janë sy e veshë për atë që pritet të ndodhë me një prej ekipeve më të forta në kontinent duke shpresuar në një dënim të ashpër për ta.

Vitin e kaluar Premier dënoi me heqjen e 8 pikëve Evertonin dhe 4 për Nottingham Forest. City akuzohet jo vetëm për fshehje të informacioneve financiare për 9 sezone, por edhe mungesë bashkëpunimi me organet e hetimit edhe pse klubi nga ana e vet asnjëhëre nuk i ka pranuar akuzat. Situata ka tronditur jo pak muret e Etihad dhe City është në ankth

Next Post

Mbappe: Kur luan të Reali ke dëshirë të fitosh çdo titull

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.