• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Skenarët në ndeshjen e fundit/ Shqipëria do vendin e parë në grup, por edhe mund të zbresë nga Liga B

18/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Situata në Grupin B1 në Ligën e Kombeve mbetet e hapur për ndeshjet e fundit.

Kombëtarja jonë do të sfidojë Ukrainën të martën në mbrëmje, ndërkohë që Republika Çeke do të presë Gjeorgjinë.

Çekët janë në krye me 8 pikë, të ndjekur nga Gjeorgjia e Shqipëria me 7 dhe Ukraina 5.

Diferencën në këtë grup pritet ta bëjnë detajet.

Në ndeshjen e fundit, atë të së martës, kombëtarja jonë është e detyruar për të fituar për të shpresuar rrëmbimin e vendit të parë.

Për të realizuar një gjë të tillë, në favor do të ishte një barazim mes Çekisë dhe Gjeorgjisë, pasi në rast se ndodh diçka e tillë dy kombëtaret do numëronin respektivisht 9 dhe 8 pikë.

Një barazim i yni do na ngjiste në kuotën e 8 pikëve dhe do përkthehej në Play-Off për të qëndruar në Divizionin B, gjithmonë nëse Gjeorgjia nuk mposhtet në Pragë.

Humbja ndaj Ukrainës do të ishte e rëndë për kombëtaren tonë, pasi do na zbriste një divizion më poshtë në Ligën C.

Me 7 pikë, kuqezinjtë do të ishin të fundit, duke u parakaluar edhe nga Ukraina me 8 pikë.

Pra, nesër luhet për gjithçka, natyrisht që shpresohet vendi i parë, por rrezikohet edhe rënia në Ligën C nëse na mposht Ukraina.

Image

 

 

 

Next Post

Gazetari rumun kritikon tifozët: Nuk mund të bërtasësh Serbi në stadium, përballë një populli të masakruar

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.