Skënderbeu merr fitoren e parë sezonale në kampionat. Korçarët kanë mposhtur 1-0 Vllazninë në shtëpi, falë një goli të shënuar nga Bismark në minutat e fundit të takimit. Ka qenë një ndeshje e bukur, e luftuar dhe me raste, por duhet theksuar se shkodranët kanë luajtur në inferioritet numerik për më shumë se një orë, pasi Dodaj është larguar me karton të kuq. Vllaznia pëson humbjen e parë në “Abissnet Superiore” këtë sezon.
90’ – Akordohen 6 minuta shtesë
84’ – Zhbllokohet ndeshja në Korçë. Bismark kalon në avantazh korçarët. Skënderbeu-Vllaznia 1-0
79’ – Minuta të mira për korçarët. Juri tenton portën nga distanca, por topi përfundon jashtë
71’ – Rrezikon Vllaznia me Alivodën
70’ – Skënderbeu i afrohet golit me dy goditje brenda pak sekondave. Qarri ndal gjuajtjen e Rashicës, ndërsa goditja e Krasniqit përfundon ngjitur me shtyllën
65’ – Vllaznia pretendon një tjetër penallti, por loja vazhdon
63’ – Skemë e Vllaznisë. Mala godet portën, topi devijohet në këndore
61’ – Vllaznia pretendon penallti, por për gjyqtarin Beqiraj faulli ka ndodhur jashtë zonës. Vetëm goditje dënimi për shkodranët
60’ – Ka ritëm sfida. Të dyja skuadrat luajnë hapur. Korçarët marrin më shumë iniciativën, por edhe shkodranët zbresin rrezikshëm në kundërsulm
50’ – Skënderbeu është më kërkues në këto minuta të para të pjesës së dytë. Vllaznia është tërhequr mbrapa dhe mundohet të reagojë në kundërsulm
46’ – Nis pjesa e dytë
Mbyllet në barazim pa gola (0-0) pjesa e parë në Korçë. Sfida mes Skënderbeut dhe Vllaznisë është e bukur dhe ka ritëm, por mungon goli. Shkodranët luajnë me një lojtar më pak, që nga minuta e 24-t, pasi Dodaj është ndëshkuar me karton të kuq, pas një ndërhyrjeje të gabuar në mesfushë
45’ – Akordohen 5 minuta shtesë
39’ – Gerco tenton portën nga distanca, pret Qarri
35’ –Mala tenton portën nga jashtë zone, por gjuajtja e tij përfundon jashtë. Vllaznia pranë golit të avantazhit
33’ – Ndonëse me një lojtar më pak, Vllaznia merr iniciativën dhe sulmon korçarët në kërkim të golit të avantazhit
24’ –Verifikohet në VAR një ndërhyrje e ashpër e Dodajt, që ndëshkohet me karton të kuq. Vllaznia mbetet me 10 lojtarë në fushë.
21’ – Rrezikon Vllaznia me një goditje standarde, por pret Alia
19’ – Vllaznia shfaqet në zonën korçare, por gjuajtja e Dodaj pritet nga portieri Alia
12’ – Serish Skënderbeu, që rrezikon me Frenklin, por pret Qarri
9’ – Mundësi e artë për vendasit për të kaluar në avantazh. Rashica godet portën, por Qarri grushton
8’ – Ka nisur me ritëm sfida në Korçë. Të dyja skuadrat luajnë në sulm në kërkim të golit të avantazhit
2’ – Vllaznia jep shkëndijën e parë. Balaj tenton direkt portën nga një goditje standarde, por gjuajtja e tij përfundon jashtë
1’ – Nis ndeshja në Korçë
Gvozdenoviç dhe Brdariç kanë publikuar emrat e titullarëve që do të zbresin në fushë në sfidën Skënderbeu-Vllaznia që do të luhet në orën 20:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH 2.
Formacionet zyrtare
SKËNDERBEU: Alia, Ramos, Prençi, Gerco, Vangjeli, Janaqi, Linkoln, Juri, Nikaj, Rashica, Bismark. Trajner: I.Gvozdenoviç.
VLLAZNIA: Qarri, Gurishta, Juriç, Stojanoviç, Jago, Alivoda, Deliu, Qato, Mala, Dodaj, Balaj. Trajner: Th.Brdariç