Skënderbeu vazhdon të humbasë terren në luftën për mbijetesë dhe kur është luajtur më shumë se gjysmë e ndeshjeve të kampionatit, ekipi korçar nuk merr, të paktën në shtëpi, pikët që i nevojiten për objektivin përfundimtar.
Në ndeshjen hapëse të javës së 19-të, skuadra e drejtuar nga Ernest Gjoka u mposht 0-2 dy nga Elbasani, që për ironi të fatit drejtohet nga ish-trajneri i bardhekuqve, Ivan Gvozdenovic.
Pas një pjesë të parë pa gola, ndryshimi i rezultatit ndodhi në minutën e 64-t, kur një goditje e fortë nga distanca e Qoses u grushtua nga portieri, por u kthye në asit për Lleshin, që nuk e pati të vështir për ta dërguar në rrjetë.
Goli që vulosi fitoren e verdhebluve erdhi në minutën e 90-të nga Ze Gomesh, që përfitoi nga pasiguria e portierit dhe e mbrojtjes për ta dërguar topin më kokë në rrjetë.
Me këtë fitore Elbasani ngjitet ne kuotën e 25 pikëve, pesë më pak se Egnatia e vendin të katërt.