Tuesday, 10. March 2026
Sport

Skënderbeu, tri pikë të arta, “fundos” Laçin

GS 21/09/2024 1 Min. Lesezeit

Skënderbeu siguron tri pikë të arta në javën e 6-të të “Abissnet Superiore”. Në stadiumin “Skënderbeu” korçarët kanë triumfuar me rezultatin 2-1 përballë Laçit, në një ndeshje që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport.

Skuadra e drejtuar nga Gvozdenoviç kaloi në avantazh në minutën e 20-të, për të mbyllur pjesën e parë me rezultatin 1-0. Në pjesën e dytë kurbinasit reagojnë me Traoren, që me një asistim të Prodanit realizon një gol mjaft të bukur për të vendosur barazpeshën 1-1.

Megjithatë, nuk mbaron këtu, korçarët fitojnë një 11-metërsh. Merlim nga pika e bardhë ndalet nga Dajsinani, por aksioni vazhdon, me Bismark që përfiton për të dërguar topin në rrjetë, 2-1, që është dhe rezultati përfundimtarë i kësaj sfide.

Teilen: