Tuesday, 27. January 2026
Sport

Ski/ Denni Xhepa shkëlqen në Itali, i pari në Ponte di Legno

GS 27/01/2026 1 Min. Lesezeit

Një tjetër paraqitje e shkëlqyer e skiatorit shqiptar Denni Xhepa në arenën ndërkombëtare.

22-vjeçari u rendit i pari dhe siguroi fitoren në garën FIS të slalomit gjigand, të vlefshme për GPI Dicoflor – Trofeo Rizzi Commerciale, e zhvilluar në Ponte di Legno, Itali.

Pas tij u renditën Lorenzo Gerosa dhe Marco De Zanna, duke kompletuar podiumin e ditës.

Gara në Ponte di Legno, Itali, u karakterizua nga konkurrencë e fortë dhe nivel i lartë teknik, duke konfirmuar rëndësinë e saj në kalendarin FIS dhe GPI Dicoflor.

Teilen: