• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Skifterat” e humbin durimin, i reagojnë Gjilanit për rezultatet e dobëta

13/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tifozët e Gjilanit, “Skifterat” e kanë humbur durimin pas rezultateve të dobëta të ekipit të tyre të zemrës në këtë sezon.

E dëshpërimi i tifozëve kulmoi me eliminimin nga Kupa e Kosovës nga Vëllaznimi në të tetën e finales dje.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e tifozëve të klubit gjilanas:

“SKIFTERA, KOHA PËR TË FOLUR!

E patolerueshme! E papranueshme! E pafalshme!

Me një organizim shembullor, me përgatitje të kryera me kohë, me një klub që po vendos standarde në futbollin kosovar, ne eliminohemi nga Kupa e Kosovës nga një skuadër e një rangu më poshtë në ligë! Dhe nga kush? Nga një ekip që nuk ka bërë as fazë përgatitore, që sjell 6 lojtarë të rinj para ndeshjes dhe me një trajner të sapoardhur para dy javësh!

Mjaft më me eksperimente me klubin tonë! Gjilani nuk është fushë prove! Kjo nuk është thjesht një humbje, kjo është një dështim total!

Skifterat nuk do të rrinë në heshtje! Dashuria për këtë klub është e pakushtëzuar, por as durimi nuk është i pafund. Kjo që po ndodh nuk ka justifikim dhe këtë herë nuk do ta mbyllim njërin sy! Koha për reagim është TANI!”

Next Post

Del Piero: Vlahoviç nuk është çështje te Juvja, por duhet të zgjohet

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.