Osimhen është shpallur sulmuesi më i mirë i sezonit në Serie A.
Bomberi nigerian ka qenë i mahnitshëm këtë sezon me fanellën e napolitanëve. Në 38 ndeshje të luajtura në total, Victor Osimhen ka shënuar 30 gola dhe ka asistuar 5 herë.
Ai gjithashtu u shpall kampion i Serie A me Napolin dhe shkoi deri në çerekfinale të Champions League.
Performanca e tij fantastike ka bërë që shumë klube të kërkojnë shërbimet e tij, por presidenti i klubit italian, De Laurentiis nuk e lëshon kollaj.