Wednesday, 18. February 2026
Sport

Skitarja Kryeziu, sërish del nga shtegu

GS 18/02/2026 1 Min. Lesezeit

Skitarja e Kosovës, Kiana Kryeziu doli nga shtegu edhe në garën e tretë të saj në Lojërat Olimpike Dimërore “Milano-Cortina 2026”.

Të mërkurën, në garën e sllallomit, Kryeziu nuk arriti ta përfundojë sikurse edhe dy garat e tjera në këtë ngjarje.

Këtë herë, Kryeziu doli nga shtegu në fillim të garës duke i dhënë fund paraqitjes së saj në Lojërat Olimpike Dimërore të këtij viti.

Kryeziu ditë më parë, garoi edhe në disiplinat tjera të skijimit alpin, Super G dhe sllallom të madh, në të cilat gjithashtu doli nga shtegu.

Nga shtegu doli edhe skitari Drin Kokaj, i cili u paraqit në garën e sllallomit në “Milano-Cortina 2026″.

Kokaj e Kryeziu ishin garuesit që përfaqësuan Kosovën në Olimpiadën Dimërore të këtij viti, por që paraqitja e tyre mbetet për t’u harruar.

Kosova për herën e tretë mori pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore, ku Kryeziu u paraqit për herën e dytë në këtë ngjarje, ndërsa Kokaj bëri debutimin e tij.

 

Teilen: