• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, September 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Skocezët flakë me Spanjën

11/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Spanja dhe Skocia po bëhen gati për përballjen mes tyre, një takim që mund të vlejë shumë për sa i përket biletave të këtyre dy skuadrave në “Euro 2024”.

Në marsin e kaluar Skocia i jepte një leksion Spanjës në Gllazgou duke e mundur me shifrat 2-0.

Por edhe pse kështu, ajo ndeshja ka lënë një shije jo të mirë në radhët e skocezëve.

Shkak janë bërë deklaratat e spanjollëve pas ndeshjes, ku dikush nga iberikët u ankua për lartësinë e barit, dikush tjetër për stilin antik të të luajturit të Skocisë e kështu me radhë.

Skocezët e kanë etiketuar Spanjën si arrogante, duke i lëshuar sfidën përpara takimit në Spanjë nesër në mbrëmje, duke nënvizuar se Skocia do t’i japë një leksion iberikëve edhe në shtëpinë e tyre.

Konkretisht, ndihmësi i Stiv Klark ka kujtuar fjalët e mesfushorit dhe kapitenit spanjoll Rodri pas përplasjes në Skoci, duke kritikuar ashpër lojën e rivalit. “Nuk e di se çfarë kishte ndër mend Rodri me fjalët e tij. Ne kemi bërë një ndeshje të shkëlqyer dhe komentet e tyre janë të pavend. Kjo tregon mungesë respekti për kundërshtarin.

Këto janë shenja arrogance nga spanjollët. Gjithsesi ne jemi gati t’i tregojmë Spanjës se mund t’i mundim edhe në shtëpinë e tyre. Spanja ka ndryshuar jo pak në këto muaj, por ne nuk i kemi frikë”, tha ndihmësi i Stiv Klarkut, Xhon Karver.

Next Post

Kosova gati për Andorrën, kryen stërvitjen e fundit para ndeshjes

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.