• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Skocezi nuk i druhet moshës, Robertson: Në Liverpul edhe për disa vite, vetëm titulli nuk mjafton

21/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Endi Robertson është i bindur se do të kontribuojë në Liverpul edhe për vitet në vijim, pavarësisht se emri i klubit është i lidhur me “pothuajse çdo mbrojtës të majtë në botë”. 31-vjeçari pranoi se performancat e tij kanë rënë ndonjëherë këtë sezon, por beson se kontributi i dhënë ka qenë kryesisht pozitiv.

Screenshot 2025-03-21 161248

Ky fakt është dëshmuar në numrin e ndeshjeve të rëndësishme që ai ka nisur si titullar. “Mendoj se Liverpuli është përfolur si i interesuar me pothuajse çdo mbrojtës të majtë në botë. Këto zëra janë normale për një nga klubet më të mëdha në botë. I kthej sytë pas këtyre tetë viteve që kam pasur si mbrojtësi i majtë titull dhe ndihem shumë krenar.

Mendoj se nivelet e performancës flasin qartë për mua. Edhe sivjet, besoj se kam bërë një sezon relativisht të mirë, por kam bërë edhe disa gabime, ndaj edhe njerëzit kanë nisur të flasin”, deklaroi skocezi në një intervistë për “Mirror”.

AFATE – Por Robertson, i cili do të udhëheqë Skocinë në “play off”-in e Ligës së Kombeve me dy ndeshje kundër Greqisë këtë javë, pranon se vëmendja vjen me territorin e të luajturit për një nga ekipet më me emër në botë.

Por ai mbetet i sigurt se do të luajë për Liverpulin edhe për disa vite akoma, madje edhe nëse klubi nënshkruan me një nga mbrojtësit me të cilët mund të gjejë një akord në verë.

“Kjo është bota në të cilën jetojmë dhe i tillë është kampionati anglez. Të gjithë kanë sy mbi ty, të gjithë kanë një mendim. Por unë jam gjithmonë i sigurt në aftësitë e mia dhe e kam treguar këtë gjatë gjithë karrierës sime, por veçanërisht gjatë kohës sime në Liverpul”, përfundoi 31-vjeçari.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

‘Zbulohet’ formacioni i Anglisë për ndeshjen e sontme ndaj Shqipërisë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.