Kombëtaret e Skocisë dhe Marokut do të zbresin sonte në fushë për ndeshjen e dytë të Grupit C në Kupën e Botës 2026.
Të dyja skuadrat synojnë një rezultat pozitiv për të forcuar pozitat e tyre në garën për kualifikim. Skocia vjen pas fitores ndaj Haitit në ndeshjen hapëse, ndërsa Maroku kërkon fitoren e parë pas barazimit ndaj Brazilit.
Pritet një përballje e luftuar, ku tri pikët mund të rezultojnë vendimtare në betejën për një vend në fazën eliminatore të Botërorit.
Ja formacionet zyrtare:
Scotland (3-4-2-1): Gunn, Tierney, Hendry, Hanley, Robertson, Ferguson, McTominay, Patterson, Christie, McGinn, Adams.
Maroko (4-2-3-1): Bounou, Mazraoui, Riad, Diop, Hakimi, Bouaddi, El Aynaoui, El Khannouss, Ounahi, Brahim Díaz, Saibari.
Teilen: