• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Skuadra angleze bëhet me trajnere femër

05/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një skuadër angleze ka shkruar historinë duke emëruar në krye një trajnere femër.

Bëhet fjalë për Forest Green Rovers, që ka emëruar Hannah Dingley në postin e trajnerit të përkohshëm pas largimit të Duncan Ferguson.

Në një lëvizje historike në futbollin anglez, Dingley tani ka marrë përkohësisht drejtimin e skuadrës që garon në Ligën e Dytë të Anglisë, pas largimit të befasishëm të Ferguson.

Dingley, e cila ka një licencë UEFA Pro, bëhet femra e parë në histori, pavarësisht se është në postin e trajneres përkohësisht, që drejton një skuadër angleze të djemve në Angli.

Forest Green do të përballet sonte me Melksham Town në ndeshjen e parë para-sezonale, ku Dingley do të jetë në detyrë.

“Hannah ishte zgjidhja natyrale për ne, për të qenë trajnere e përkohshme e ekipit të parë. Ajo ka bërë një punë fantastike duke udhëhequr akademinë tonë, dhe është tejet e lidhur me vlera e klubit”, tha pronari i Forest Green, Dale Vince.

Next Post

Zyrtare: Inigo Martinez lojtari më i ri i Barcelonës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.