• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Skuadra arabe e cakton datën e zyrtarizimit të Lionel Messit

03/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

E ardhmja e Lionel Messit pritet të bëhet e qartë javën e ardhshme, me klubin e Al-Hilal që besohet se është shumë afër transferimit të tij.

Madje, sipas mediumit të njohur spanjoll “Sport”, Al-Hilal synon që më 6 qershor të njoftojë për nënshkrimin me yllin argjentinas.

Klubi nga Arabia Saudite thuhet se ka vendosur këtë datë si afatin për të pasur “PO”-në përfundimtare të lojtarit dhe për të aktivizuar të gjithë protokollin e përgatitur në mënyrë që lajmi të ketë një jehonë globale dhe në të njëjtën kohë të shërbejë për të filluar shfaqjen e Arabisë Saudite në botë.

Ndërkohë, 35-vjeçari nuk dëshiron që vera të kthehet në një telenovelë spekulimesh rreth të ardhmes së tij dhe për këtë arsye do të bëjë një njoftim të shpejtë.

Barcelona është e interesuar për ta rikthyer në “Camp Nou”, por ende nuk është në gjendje t’i paraqesë atij një ofertë zyrtare dhe koha kalon pa një afrim përfundimtar midis dy palëve.

Në anën tjetër, Al-Hilal ka paraqitur një ofertë “astronomike” për ta bërë Messin lojtarin më të paguar në botë ndonjëherë, duke i ofruar 400 milionë euro në sezon – 200 milionë më shumë sesa fiton Cristiano Ronaldo te Al-Nassr.

Al-Hilal është klubi më i trofeshëm në Arabinë Saudite, në total me 54 trofe – përfshirë 18 tituj kampioni.

Kujtojmë se tashmë është e konfirmuar se shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” do të largohet si futbollist i lirë nga Paris Saint-Germaini pas përfundimit të sezonit në Ligue 1. 

Next Post

5 mln euro dhe 100 gola, Inzagi zgjedh Asllanin! Zikaltërit synojnë vendin e dytë e rekord sezonal

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.