Thursday, 26. February 2026
Sport

Skuadra e fundosur befason edhe Sevillën

GS 24/05/2023 1 Min. Lesezeit

Elche po bëhet shumë e rrezikshme në fund të kampionatit spanjoll, ani se ka javë që ka humbur shpresat për të mbetur në ligë. 

Elche pas fitores me 1:0 ndaj Atletico Madridit dhe barazimit (1:1) me Getafe-n, sonte ka luajtur baras (1:1) edhe me Sevillën.

Sevilla mbetet pa një lojtar nga minuta e 18-të, pasi që Gueye u përjashtua direkt me karton të kuq. 

Lamela ka shënuar në minutën e 10-të për Sevillën dhe Tete Morente në atë të 25-tën për Elchen.

Sevilla renditet në end të nëntë me 49 pikë e Elche në fund me 21 sosh.

Teilen: