Monday, 24. August 2026
Sport

Skuadra e parë e eliminuar nga Champions League

GS 11/12/2024 1 Min. Lesezeit

RB Leipzig është skuadra e parë që është eliminuar nga Liga e Kampionëve.

Skuadra gjermane pësoi humbje 3-2 në shtëpi nga Aston Villa, duke i dhënë fund shpresave për të siguruar një vend në fazën tjetër.

Pas gjashtë ndeshjeve, Leipzigu ka po aq humbje.

Kur i kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund, skuadra që drejtohet nga Marko Rose nuk ka gjasa matematikore për kalim tutje.

Vendi i 24-t që të dërgon në fazën 1/16 mbahet nga PSG-ja që ka shtatë pikë.

Kjo do të thotë se edhe nëse Leipzigu fiton ndaj Sportingut dhe Sturm Grazit, kualifikimi është i pamundur.

 

Teilen: