• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

​Skuadra e Premierligës shkarkon trajnerin

07/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Southamptoni i rënë tashmë nga kategoria është ndarë me trajnerin Ivan Juric pasi skuadra e Premierligës u rrëzua të dielën në humbjen 3-1 ndaj Tottenham Hotspur.

Kroati mori postin nga trajneri paraprak Russell Martin në dhjetor, por nuk ishte në gjendje të kthente fatin e klubit në rrugën e duhur, duke fituar vetëm katër pikë në 14 ndeshje, duke parë se “shenjtorët” vendosën një rekord për rënien më të hershme në historinë e ligës.

Southampton aktualisht ka 10 pikë nga 31 ndeshje këtë sezon, duke iu nevojitur dy të tjera për të shmangur numrin më të keq të pikëve – që aktualisht mbahet nga Derby County.

Në një deklaratë për media, Southampton tha: “Fatkeqësisht, ne nuk kemi parë paraqitje ashtu siç kishim shpresuar, por ne do të dëshironim të falënderonim Ivan dhe stafin e tij për ndershmërinë dhe punën e tyre të palodhur, ndërsa ata luftuan kundër gjasave për të na mbajtur në ligë. Me rënien në kampionat të konfirmuar tani, ne besojmë se është e rëndësishme t’u japim tifozëve, lojtarëve dhe stafit njëfarë qartësie për të ardhmen, ndërsa kalojmë në një verë shumë të rëndësishme.”

Duke folur për kërkimin e një trajneri të ri, klubi shtoi: “Procesi i gjetjes së një trajneri të ri për të na udhëhequr, ndërsa ne kërkojmë të sigurojmë një rikthim të menjëhershëm në Premier League, tani ka filluar dhe po drejtohet nga Drejtori Teknik i Grupit, Johannes Spors”.

“Shenjtorët” përballen me Aston Villa të shtunën.

Next Post

Derbi mund të shpëtojë sezonin, premio për një fitore te Tirana

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.