Kaos total me dëmtimet në këtë fillim sezoni. Problemet e lojtarëve në ligamente po bëhen shumë të shpeshta.
I radhës që ka mbyllur sezonin është sulmuesi i Torinos, Duvan Zapata. Kolumbiani u largua me barelë në ndeshjen me Interin dhe u pa që bëhej fjalë për një dëmtim të rëndë.
Testet mjekësore kanë zbuluar një këputje të ligamenteve në gjurin e djathtë të 33-vjeçarit. Zapata do i nënshtrohet operacionit dhe ka mbyllur sezonin, pasi do të jetë jashtë për 8-10 muaj. Më herët, lojtarë të tjerë mbyllën sezonin për shkak dëmtimi si Ter Stegen, Rodri, Bremer dhe Karvajal.
PANORAMASPORT.AL