Klubi i Sasuolos ka vendosur që të ndërrojë përsëri trajner, për të dytën javë radhazi. Nga drejtimi i ekipit u largua pak ditë më parë Alesio Dionisi, teksa iu besua skuadra Emiliano Bixhika, i cili kishte qenë trajneri i ekipit të të rinjve.
Por humbja 6-1 në shtëpi përballë Napolit, bëri që drejtuesit e klubit pjesë të cilit janë Nedim Bajrami e Marash Kumbulla, të mendonin për një trajner i cili është ekspert në fakt për mbijetesën, meqë skuadra po noton në ujëra të turbullta në klasifikim ku mban vendin e 18. Kështu, ata kanë kontaktuar me Davide Balardinin, i cili ka drejtuar skuadra të ndryshme në elitë dhe ia dolën që të gjenin akordin me këtë të fundit.
Sot, klubi ktheu përsëri Bixhikan te ekipi i të rinjve, ndërsa zyrtarizoi Balardinin në stolinë skuadrës me një kontratë deri në fund të këtij edicioni, me të drejtë rinovimi në rast arritjesh të objektivave të caktuar, ku mbijetesa është kryesorja.
PANORAMASPORT.AL