Frymëmarrje e thellë për Sokol Cikalleshin! Al Khalej, skuadra e sulmuesit kavajas triumfoi me rezultatin, 3-1 në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Abha dhe falë disfatës së Al Adalh në shtëpi ndaj Al-Etifaq, arriti të mbijetonte.
Cikalleshi ishte titullar në duelin e sotëm, por pa mundur të gjejë rrugën e rrjetës.
Golat për Al Khalej u shënuan nga Lukas dhe Morato që realizoi dopietë. Një sezon pozitiv mund të cilësohet ky i kavajasit, i cili arriti të realizonte 10 gola në 28 ndeshje.
Gjithashtu bomberi shqiptar regjistroi edhe 3 asist. Vlen të theksohet fakti se Cikalleshi luajti si i huazuar këtë sezon te Al Khalej, teksa me shumë gjasa do të rikthehet te klubi i Koniasporit, që ka në pronësi kartonin e 32-vjeçarit.