Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Mario Mitaj, mund të transferohet në Serie A gjatë afatit kalimtar të verës.
Sipas gazetarit të njohur italian Gianluca di Marzio, Genoa ka bërë kërkime për 21-vjeçarin, por një transferim i mundshëm konsiderohet i vështirë për shkak të kërkesave financiare të Al Ittihad dhe nivelit të pagave në Saudi Pro League.
Mitaj iu bashkua Al Ittihad-it nga Lokomotiva e Moskës dhe deri më tani ka regjistruar 32 paraqitje me fanellën e Kombëtares së Shqipërisë, duke u shndërruar në një nga mbrojtësit më premtues shqiptarë.
Skuadra e drejtuar nga Daniele de Rossi synon të përforcojë repartin e krahëve të mbrojtjes dhe nuk përjashtohet mundësia që negociatat të rifillojnë nëse klubi italian vendos të paraqesë një ofertë zyrtare.
Për momentin, interesi i Genoas mbetet konkret, por realizimi i marrëveshjes varet nga kushtet financiare që do të kërkojë Al Ittihad.