Sunday, 3. May 2026
Sport

Skuadra shqiptar synon të përforcojë sulmin

GS 14/01/2024 1 Min. Lesezeit

Ivan Ivanovski duket se këtë dimër do ta përforcojë sulmin e skuadrës shqiptare, Gostivari. 

Gostivari ka afruar ofertë të re te skuadra e Tikveshit për shërbimet e sulmuesit. 

E tani në lëvizje është Tikveshi, por duket se kjo ofertë e re do të pranohet nga skuadra e Kavadarit.

Kujtojmë se para festave Gostivari dhe Tikveshi negociuan intensivisht për njërin nga lojtarët më të mirë në pjesën vjeshtore të PMFL-së, por më pas nuk gjetën gjuhë të përbashkët por tani duket se po realizohet ky transferim.

Gostivari është në vend të pestë me 24 pikë në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut.

Teilen: