Skuadra shqiptare, Deçiqi nga Tuzi, përkundër angazhimit të madje, nuk mori m shumë se një pikë në përballje me Sutjeskën e Nikshiqit.
Deçiqi si vendas ka luajtur baras (0:0) me Sutjeskën, në takimin e javës së 26-të të elitës së futbollit malazez.
Ky ishte derbi i javës mes dy skuadrave që pretendojnë titullin e kampionit.
Dushan Vukoviç i Sutjeskës është ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 75-të por as kjo përparësi numerike nuk e ndihmoi Deçiqin.
Deçiqi renditet në.vend të dytë me 47 pikë sa ka edhe lideri Buduçnosti i Podgoricës por kjo e fundit ka një ndeshje më pak. Sutjeska renditet në vend të tretë me 40 pikë të mbledhura.
Djelmoshat e presidentit të Deçiqit, Pal Dreshaj, nuk arritën fitore por edhe kjo pikë është shumë më rëndësi në luftë për titullin e parë në histori të klubit në kampionatin malazez.