Tuesday, 31. March 2026
Sport

Skuadra shqiptare eliminon Sutjeskën e Nikshiqit, kualifikohet në çerekfinale

GS 30/08/2023 1 Min. Lesezeit

Skuadra shqiptare, Deçiqi nga Tuzi, ka shënuar fitore të madhe me rezultat 1:0 ndaj Sutjeskës së Nikshiqit, në ndeshjen e të tetës së finales së Kupës së Malit Zi.

Deçiqi është kualifikuar në çerekfinale, duke eliminuar fituesin e Kupës së Malit të  Zi për edicionin e kaluar.

Futbollisti Drashko Bozhoviq është autor i golit të fitores, duke shënuar në minutën e 43-të.

“Nikshiqasit i dhanë lamtumirën trofeut të fituar në maj dhe Deçiq i rrëzoi nga froni.

Në ‘DG Arena’ në Podgorcië, tuzjanët iu hakmorën Sutjeskës për eliminimin në gjysmëfinale të sezonit të kaluar. 
Vendosi goli i Drashko Bozhoviqit, i cili goditi fortë nga gjuajtja e lirë në minutën e 43-të”,
shkruan mes të tjera media malazeze “Vijesti.

Teilen: