Wednesday, 25. February 2026
Sport

Skuadra shqiptare fiton derbin për vend të tretë ë Mal të Zi

GS 21/05/2023 1 Min. Lesezeit

Skuadra shqiptare, Deçiqi i Tuzit, me një lojë të mirë ka triumfuar me rezultat 2:0 ndaj Jedinstvos së Bjellopoljes, në kuadër të javës së 35-të të elitës së futbollit malazez.

Mysafirët nuk ishin të denjë ndaj Deçiqit që ka treguar lojë ashtu siç i ka hije dhe në ndeshjen vendimtare.

Gjithçka ishte e qartë në 45 minutat e parë kur u shënuan dy gola përmes futbollistëve Andrej Bajoviq (9’) e Marko Tuçi (34’).

Presidenti i klubi,. Pal Dreshaj, ka arsye që t’i gëzohet kësaj fitore të madhe.

Sutjeska kryeson me 67 pikë, i ndjekur nga Buduçnosti 67, Deçiqi ka 50, Arsenali Tivat 50. Jedinstvo 47 pikë etj.

Teilen: