• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

​Skuadrat angleze në “luftë” për objektivin e talentuar të Romës

17/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

“Lufta” për talentin e Juventusit, Matias Soule po vazhdon të nxehet pasi tani West Hami i është bashkuar Leicester Cityt dhe Romës në garën për të arritur një marrëveshje.

Sulmuesi argjentinas 21-vjeçar shkëlqeu gjatë periudhës së tij të huazimit me Frosinonen në sezonin 2023/24, duke shënuar 11 gola dhe tre asistime në 36 paraqitje. Juventusi është i gatshëm ta lë atë të largohet këtë verë në mënyrë që të financojë objektivat e tjerë, duke vendosur një çmim afro 35-40 milionë euro.

Leicester City dhe Roma janë në “luftë” për Soulen prej disa javësh, ku i pari ofron kushte më të mira për Juventusin dhe i dyti është preferenca e lojtarit, duke i lënë gjërat të hapura teksa tregu i transferimeve vazhdon.

“Tuttosport” detajon se si ka një linjë të vazhdueshme komunikimi midis Martin Guastadisegno, agjentit të Matias Soule, Juventusit dhe ndërmjetësit të tyre që po trajton negociatat me klubet e Premier Ligës.

Përfaqësuesi i sulmuesit argjentinas u pa duke u takuar me drejtorin e Juventusit, Cristiano Giuntoli në terrenin stërvitor të klubit Continassa të martën, ku u konfirmua interesimi i West Ham.

Juventusi është ende në pritje për 30 milionë euro plus shtesa për Soulen, më e lartë se oferta e fundit e Leicesterit, dhe Roma është në garë, edhe nëse ka të ngjarë të përballet me tarifat e larta të Premier Ligës.

Next Post

Pedri e viziton Camp Nou dhe bën shaka me Lamine Yamal: “Nuk do të siguronim jetesën duke bërë punë ndërtimi”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.