Saturday, 2. May 2026
Sport

Skuadrat duan të tregojnë se pse quhen favoritet e Europianit, mësoni formacionet zyrtare të takimit Holandë-Francë

GS 21/06/2024 1 Min. Lesezeit

Holanda do të përballet me Francën në Laipcig, takim i vlefshëm për Grupin D të Kampionatit Europian 2024.

Capture

Franca vjen në këtë takim me moral të lartë, falë fitores në ndeshjen e parë kundër Austrisë me shifrat 0-1. “Gjelat” nuk do të kenë sot lojtarin më të rëndësishëm, Kilian Mbape. Francezi pësoi një lëndim dhe theu hundën në takimin me austriakët, dhe trajneri Deshamp ka menduar ta lërë pushim sot, që të mos ta sforcojë më tepër.

Holanda nga ana tjetër, vjen pas fitores me Poloninë 1-2. “Tulipanët” synojnë të marrin fitoren e radhës dhe kreun e Grupit D. Ata synojnë të përfitojnë nga rasti që te Franca nuk do të jetë Kilian Mbape.

Capture

FORMACIONET ZYRTARE

HOLANDA (4-3-3): Verbrugem; Ake, Van Dajk, De Vraj, Dumfris; Reijnders, Simons, Shouten; Gakpo, Depaj, Frimpong | Trajner: Roland Kuman

FRANCA (4-3-3): Menja; Kunde, Upamekano, Saliba, Hernandez; Tçuameni, Kante, Rabio; Dembele, Turam, Grizman | Trajner: Dider Deshamp

Capture

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

Teilen: