Tuesday, 10. March 2026
Sport

Skuadrat kliente kundër Mercedesit, McLaren: Prej javësh kërkojmë shpjegime!

GS 10/03/2026 2 Min. Lesezeit

Skuderia nga Shtutgarti duket se ka fshehur superioritetin e saj teknik ndaj të gjithëve.

Fillm sezoni me polemika në Formula 1, duke ndezur një debat më tepër jashtë se sa brenda pistës. “Power unit” e reja përfaqësojnë një pikë kthese për këtë sport. Skuadrave dhe pilotëve u është dashur të zhvillojnë dhe përshtatin stilin e tyre të drejtimit të makinës ndaj një propozimi të panjohur, që kërkon ndoshta më shumë strategjinë se sa talentin.

Mercedesi duket se ka ditur t’i shfrytëzojë më mirë rregullat e reja, duke ndërtuar një motor që – të paktën tani për tani – nuk ka rivalë. Mbi të gjitha për shkak të raporteve të kompresionit variabël.

Një zgjidhje teknike e nivelit të lartë, por që kontestohet nga të gjitha skuderitë e tjera. Mes tyre edhe McLaren, Williams dhe Alpine, që ia kanë besuar AMG furnizimin e motorëve të tyre.

Skuadra angleze është veçanërisht e pakënaqur, sepse edhe pse motori është i njëjti, – sipas rregullores – rezultatet në pistë janë shumë të ndryshme.

“Diskutimi Mercedes mbi mundësinë e të pasurit më shumë informacion ka nisur prej disa javësh”, – ka deklaruar Andrea Stella, Team Principal i McLaren. Problemi atëherë ka të bëjë me faktin se si duhet bërë të funksionojë më mirë. “Duhet të punojmë për të shfrytëzuar potencialin e ‘power unit’. Por se si nuk është e qartë”, – ka përfunduar Stella.

Nuk ka vonuar përgjigja e Toto Wolff: “Nuk është e mundur kurrë që t’i kënaqësh të gjithë. Por mendoj se më e rëndësishme është që të kërkohet një shërbim sa më i mirë”. Sfida sapo është hapur.

Teilen: