Sunday, 3. May 2026
Sport

Skuadrat kroate po përfitojnë nga shitja e yjeve, kaq para merr Hajduk Spliti nga shitja e Nikola Vlasic

GS 09/08/2023 1 Min. Lesezeit

Futbollisti i Kombëtares së Kroacisë, Nikola Vlasic ka kompletuar transferimin e tij në ekipin e Torinos nga West Ham United.

25-vjeçari ishte i huazuar në skaudrën nga Serie A gjatë sezonit të kaluar dhe i pëlqeu ambienti në ekipin italian, shkruan Lajmi.net

  

Transferimi i Vlasic në Torino i kushtoi plotë 12 milionë euro, gjë që bën skuadrën e Hajduk Split të përfitojë një shumë të konsiderueshme për shkak se mban vetëm 2.7 për qind të kartonit.

Hajduk Split fiton 352 mijë euro nga ish-lojtari i tyre dhe sigurisht që për një klub kroat mjafton një shumë e tillë sa për ta përmirësuar buxhetin për sezonin e ri 2023/24.

Vlasic sezonin e kaluar zhvilloi 37 ndeshje në të gjitha garat me Torinon, shënoi pesë gola dhe bëri tetë asiste./Lajmi.net/

 

  

  


Teilen: