Pasditen e sotme u luajtën të tria ndeshjet kualifikuese për t’u hyrë në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut në futboll.
Në Gjorgje Petrov, skuadra e Pobedës e mposhti Kumanovën me rezultat 2:1.
Në stadiumin “Boris Trajkovski” në Shkup, Vardarski e mundi me rezultat 3:2 skuadrën shqiptare Korabin e Dibrës.
Në Manastir, skuadra e Borecit doli fitues me rezultat 3:2 ndaj Vellazërimit nga Kërçova.