Gjeorgjia do të përballet me Çekinë në Hamburg, takim i vlefshëm për Grupin F të Kampionatit Europian 2024.
Gjeorgjia vjen në këtë takim të zhgënjyer pas asaj humbje me Turqinë me shifrat 3-1 para 4 ditësh. Kjo për shkak se gjeorgjianët zhvilluan një takim shumë të mirë, dhe vetëm fati i ndali ata që të merrnin minimalisht 1 pikë në atë takim. E megjithatë, sot vijnë të karikuar edhe për shkak se ky mund të jetë edhe shansi i fundit për një kualifikim nga grupi, duke marrë parasysh se takimin e radhës do ta zhvillojnë kundër Portugalisë, favorite jo vetëm e grupit, por edhe të gjithë kompeticionit.
Çekia nga ana tjetër pësoi një situatë të ngjashme me rivalët e tyre sot, duke u mposhtur jo me shumë meritë nga Portugalia 2-1. Çekët e kishin situatën dhe avantazhin nën kontroll deri në minutat e fundit, ku portugezët arritën të përmbysnin rezultatin. Edhe për ta kjo ndeshje mund të jetë mundësia e fundit për ta për të shpëtuar nga ky grup.
FORMACIONET ZYRTARE
GJEORGJIA (3-5-2): Mamardashvili; Dvali, Kashia, Kvirkvelia; Kakabadze, Koçorashvili, Mekvabishvili, Davitashvili, Tsitaishvili; Kvaratskhelia, Mikautadze | Trajner: Uilli Sagnol
Çekia (3-4-3): Stanek; Holes, Hranac, Krejçi; Kufal, Provod, Souçek, Jurasek; Kerni, Shik, Hlozek | Trajner: Ivan Hasek
PANORAMASPORT.AL