Sunday, 3. May 2026
Sport

Skuadrat synojnë kualifikimin për më tej, mësoni formacionet zyrtare të takimit Danimarkë-Serbi

GS 25/06/2024 2 Min. Lesezeit

Danimarka do të përballet kundër Serbisë sonte në Mynih, takimi i fundit i vlefshëm për Grupin C të kampionatit Europian 2024.

WhatsApp-Image-2024-06-25-at-10.12.35_175240a6

Danimarka vjen nga 2 barazime radhazi me Anglinë dhe Slloveninë. Danezët kërkojnë minimumi edhe një tjetër që të arrijnë të kenë shpresa të kualifikohen për më tej, ndërsa në rast të një fitoreje, mund ta marrin lehtësisht vendin e dytë të grupit. Ata bënë një lojë të fortë kundër prentendentëve kryesorë për fitimin e kompeticionit dhe sot janë të karikuar për të bërë maksimumin.

Serbia nga ana tjetër nuk ka pasur një rrugëtim të lehtë. Humbja me Anglinë në ndeshjen e parë, u shoqërua nga një barazim me Slloveninë në minutat e fundit të ndeshjes. Serbët kanë ende shanse kualifikimi, nëse arrijnë të mposhtin danezët sonte, por me atë se çfarë kanë treguar deri më tani, nuk do ta kenë fare të lehtë.

Capture

FORMACIONET ZYRTARE

DANIMARKA (3-4-1-2): Shmajkëll; Vestergard, Kristensen, Andersen; Mahle, Hojbjerg, Hjulman, Bah; Eriksen; Vind, Hojlund | Trajner: Kasper Hjulmand

SERBIA (3-4-2-1): Rajkoviç; Veljkoviç, Milenkoviç, Pavloviç; Mijailoviç, Iliç, Gudelj, Zivkoviç; Samardziç; Lukiç; Mitroviç | Trajner: Dragan Stojkoviç

Capture

PANORAMASPORT.AL

Teilen: