Sulmuesi kosovar, Fisnik Asllani, është shumë pranë transferimit te RB Leipzig.
Sipas mediumit gjerman Sky, e ardhmja e 23-vjeçarit tashmë është vendosur dhe marrëveshja mes palëve është arritur në parim prej disa ditësh. I vetmi hap që ka mbetur është kryerja e testeve mjekësore, të cilat pritet të nisin të enjten.
Për këtë transferim ka raportuar edhe gazeta gjermane Leipziger Volkszeitung.
Asllani do të nënshkruajë kontratë me RB Leipzigun deri në verën e vitit 2031.
Sulmuesi së fundmi është stërvitur individualisht, pasi nuk ishte përfshirë në fazën përgatitore të TSG Hoffenheim për shkak të negociatave rreth largimit të tij.
Sipas raportimeve, RB Leipzig do t’i paguajë Hoffenheimit një shumë që varion mes 27 dhe 30 milionë eurove për kartonin e reprezentuesit kosovar.