Klubi i futbollit Trepça përmes një komunikate zyrtare e ka konfirmuar që sulmuesi Elmedin Rama i është bashkuar gjigantit çek, Slavia Praga.
Rama i është bashkuar Slavia Pragës, ku tani do të vazhdojë karrierën në kampionatin çek.
“KLUBI FUTBOLLISTIK TREPÇA krenar me arritjën e marveshjës së sulmuesit tonë Elmedin Rama me ekipin e njohur SK Slavia Praga.
Elmedinin e falenderojmë për kontributin e dhënë në klubin tonë duke i dëshiruar suksese në aventurën e re”, shkruante në komunikatën e KF Trepçës.