Blazh Slishkoviq është emër i njohur i futbollit sidomos për gjeneratat e mesme dhe të vjetra në Republikën e Kosovës.
Slishkoviq ka luajtur për Velezhin e Mostarit dhe Hajdukun e Splitit, dikur (në vitet e 80-ta) ishte kundërshtar i Prishtinës kur garonin në Ligën e Parë të ish Jugosllavisë.
“Siç mësojmë, Slishkoviq është kandidati më serioz për pozitën e përzgjedhësit të Kombëtares së Kosovës.
Mostarasi, i cili si lojtar dhe trajner la gjurmë të dukshme te Hajduku i Splitit.
Tashmë duket se është shumë afër Kosovës.
Slishkoviq, në të gjitha skuadrat dhe kombëtaret, kërkonte futbollin sulmues.
Baka pati një karrierë mbresëlënëse si lojtar.
Përveç në vendlindjen e tij Velezh, ai luajti me sukses në Hajduk, Marseille, Pescara, Olympique, Rennes”, – shkruan mediumi boshnjak “sportske”.