Tuesday, 17. February 2026
Futboll Bota

Sllovenia, Kek: Futbolli mund të jetë mizor, por…

GS 20/06/2024 1 Min. Lesezeit

Sllovenia ishte shumë afër fitores së parë historike në EURO. Ata ia dolën të pengonin të gjitha përpjekjet e Serbisë përpara se Jovic të godiste në kohën shtesër, duke vendosur barazpeshën 1-1. Trajneri i sllovenëve, Matjaž Kek ka komentuar pas ndeshjes:

“Ne treguam se e meritojmë të jemi në Euro. Futbolli mund të jetë mizor, por jam i sigurt se kjo skuadër do të marrë shpërblimin e saj. Kemi bërë një lojë të guximshme dhe të ndershme”.

“E dinim se Serbia ishte e rrezikshme nga grupet. Ne ndoshta dështuam në përqendrim, por megjithatë jam krenar për lojtarët për zemrën e tyre të pabesueshme. Tani po përballemi me ndeshjen e fundit në grup”.

“Ne i kthejmë mendimet tona drejt Anglia, janë favoritë të qartë, por edhe danezët dhe serbët, kështu që ne duhet të ngremë kokën dhe të përgatitemi”.

Teilen: