Tashmë është e konfirmuar, Sllovenia të shtunën do të jetë pa lojtarin më të mirë në ndeshjen ndaj Kosovës. Bëhet fjalë për sulmuesin e Manchester Unitedit, Benjamin Sheshko.
Ai pësoi lëndim të gjurit të shtunën dhe nuk mund të rikuperohet me kohë.
Këtë e konfirmoi të hënën mbrëma Federata e Futbollit e Sllovenisë. Federata sllovene mori dosjen mjekësore të Sheshkos.
Gjendja momentale ia pamundëson Sheshkos stërvitjet, ndërsa atij do t’i bëhen teste të tjera ndërkohë.
Sulmuesi kryesor i Sllovenisë, Sheshko u lëndua të shtunën, në barazimin 2:2 e Unitedit kundër Tottenhamit.


